Hapësire reklamuese

Politikë

“Mos bëni punë të pandershme pas shpinës tonë”, Edi Rama PARALAJMËRON “të vetët”: Do shkoni aty ku e keni vendin nëse devijoni nga rruga

Shkruar nga Newsbomb
“Mos bëni punë të pandershme pas shpinës
Edi Rama foto arkiv

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë është ndalur në Shkodër ku dhe ka zhvilluar një takim me kandidatët socialist për deputet në këtë qark.

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë nuk ka qëndruar pa paralajmëruar të “vetët” që të mos devijojnë nga rruga dhe se kush nuk punon për qëllimin e përbashkët të Partisë Socialiste, do të përballet me drejtësinë.

Edhe njëherë, Rama ka theksuar se Prokuroria e Posaçme gëzon mbështetjen e plotë të forcës politike që ai drejton dhe pavarësisht “lajthitjeve” të organit të akuzës, ata do të vijojnë të qëndroj krah tyre, ashtu sikurse dhe në fillim.

“Ne dorëzuam shpatën për herë të parë drejtësisë. Tani ne duhet të ulim kokën për këtë? Përkundrazi përtej të gjitha lajthitjeve që mund të ketë ky proces, në thelb është proces historik, i domosdoshëm që do e mbështesim deri në fund.

Ata që s’do të kenë asnjëherë në dorë e shikojnë SPAK si të vetmen shpresë që të kapin ndonjë gjë, sepse ndryshe nuk kanë se si të luftojnë fare me ne. E shohin si aleat për të bërë politikë opozitare, është normale, puna e tyre.

Bufi i kënetës bashkë me kënetën thonë do ta shkrijmë më 12 Maj. Ne jemi garantët për këtë dhe jemi shumë krenar, e kemi të qartë vijën: Kush është këtu për qëllimin e përbashkët është i nderuar, kush devijon nga rruga për qëllimin e përbashkët dhe përdor fuqinë që i jep populli përmes PS për të bërë punë jo të ndershme mbas shpinës tonë të shkojë atje ku ka vendin. Është e thjeshtë, s’ka asnjë gjë për të pasur dyshime dhe dilema”, tha Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese