Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Monika Kryemadhi s’përmbahet për Bashën: Është i pabesë, fali katër mandate

Shkruar nga Newsbomb
Monika Kryemadhi s’përmbahet për Bashën: Është i
Fotoarkiv/ Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është ndalur edhe te raportet me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën. Duke e konsideruar këtë të fundit, si një njeri të pabesë, Kryemadhi tha se ai u fali socialistëve në tavolinë katër mandatet e Lëvizjes Socialiste për Integrim, aso kohe.

Pas djegies së mandateve Kryemadhi tha se me Bashën nuk ka komunikuar dhe se “uralidhëse” mes tyre, ai i cili komunikonte me kreun e demokratëve ishte Petrit Vasili.

“Raporti im me Lulzim Bashën ka qenë si raportet e mia me të gjithë njerëzit, unë jam shumë e sinqertë. Njerëzit mund të më gjykojnë se jam libër i hapur. Pabesia e tij ka qenë e jashtëzakonshme. Pabesia e tij vjen në faljen e 4 mandateve të LSI në tavolinë të Partisë Socialiste. Mandatin e Elbasanit, Durrësit, Korçës dhe mandatin e Beratit. Janë të humbura. Që të jemi të sinqertë në fillim kam pasur një bashkëpunim të afërt, deri te djegia e mandatave, pas djegies së mandateve e kam pasur marrëdhënien shumë të ftohtë dhe ka folur vetëm Petrit Vasili me të’”, tha Kryemadhi.  

Mbrëmjen e sotme gjatë intervistës së saj në “Opinion”, Kryemadhi pranoi se Ilir Meta dinte vetëm për djegien e mandatit të saj dhe jo të deputetëve të tjerë. Megjithatë, ajo tha se nuk e ka gënjyer, por bën fajtorë ish-deputetët e LSI në atë kohë që nuk u treguan të sinqertë dhe nuk u konsultuan me Ilir Metën për vendimin e tyre.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese