Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Monika Kryemadhi nxjerr SHKRESËN për inceneratorin e Tiranës: E drejta vonon por drejtësi do të ketë një ditë!

Shkruar nga Newsbomb
Monika Kryemadhi nxjerr SHKRESËN për inceneratorin e Tiranës: E
Monika Kryemadhi - SPAK

Politikania e majtë Monika Kryemadhi, ka reaguar për thirrjen e kryebashkiakut Erion Veliaj në Prokurorinë e Posaçme. Si një ndër njerëzit që ka kallëzuar aferën e inceneratorëve në SPAK, ajo falenderon ekipin me të cilin ka punuar për përgatitjen e dokumenteve.

Kryemadhi ndan shkresën që mban firmën e kryebashkiakut Erion Veliaj drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, për procedurat e inceneratorit të Tiranës. Po sot, në SPAK ndodhet për këtë hetim dhe Erion Veliaj, prej më shumë se 5 orësh.

"Është ky standard i ri që vendosëm bashkërisht për mënyrën se si hetohet korrupsioni qeveritar, e cila ka bërë që Erion Veliaj, nga zyrtar i maxhorancës i cili kërcënonte në emër të drejtësisë, të shkojë sot e të përgjigjet para SPAK për abuzimet e tij", shkruan politikania e majtë.

Më tej, Monika Kryemadhi thekson se do të vazhdoj luftën e saj dhe falenderon të gjithë ata që kanë kontribuar në gjetjen dhe grumbullimin e dokumenteve për inceneratorët.

"Falë një pune hetimore që ka zgjatur disa vite, eksperienca e tyre profesionale bëri të mundur që një mal me prova ti vendoseshin në dispozicion prokurorisë speciale anti korrupsion për shkeljet ligjore të zyrtarëve publikë, shoqëruar me analizën e detajuar të krimeve financiare", vijon ajo.

Monika Kryemadhi nxjerr SHKRESËN për inceneratorin e Tiranës: E
Shkresa e publikuar nga Monika Kryemadhi

Shënimi i plotë i Monika Kryemadhit, deputete e PL:

Falenderoj me përulje ekipin e profesionistëve, që më ndihmuan pa u lodhur për të realizuar kontributin tim më të madh politik si Kryetare e LSI, atë të KALLËZIMIT PENAL të aferës së inceneratorëve.

Falë një pune hetimore që ka zgjatur disa vite, eksperienca e tyre profesionale bëri të mundur që një mal me prova ti vendoseshin në dispozicion prokurorisë speciale anti korrupsion për shkeljet ligjore të zyrtarëve publikë, shoqëruar me analizën e detajuar të krimeve financiare.

Sot, ne, shqiptarët dhe ndërkombëtarët, po shohim një hap tjetër drejt misionit që morëm përsipër.

Është ky standard i ri që vendosëm bashkërisht për mënyrën se si hetohet korrupsioni qeveritar, e cila ka bërë që Erion Veliaj, nga zyrtar i maxhorancës i cili kërcënonte në emër të drejtësisë, të shkojë sot e të përgjigjet para SPAK për abuzimet e tij.

KALLËZIMET e firmosura për aferën e inceneratorëve janë aty si dëshmi e qartë e vullnetit tim dhe kolegëve të LSI, që më mbështetën në çdo hap, për papajtueshmërinë me korrupsionin qeveritar!

Aty janë të KALLËZUAR kokat e korrupsionit të qeverisë dhe shqiptarët presin me padurim fundin e një drejtësie selektive ku ligji funksionon "me mik".

Me një sistem drejtësie të pavarur dhe që punon shpejt për të ndaluar korrupsionin, paratë e vjedhura do t'i ktheheshin shqiptarëve dhe e gjithë qeverisja do të ripërtërihej.

E drejta vonon por drejtësi do të ketë një ditë! Unë do të vazhdoj luftën dhe falenderoj çdo njeri që kontribuoi për këtë ditë ku muri i madh mbrojtës për pandëshkueshmërinë e qeverisë së inceneratorëve, u ça.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese