
Monika Kryemadhi
Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Apelit të Posaçëm mbi sekuestrimin e vilës në pronësi të Monika Kryemadhit që ndodhet tek “Kodra e Diellit”.
Vila e Kryemadhit u sekuestrua më 20 nëntor të vitit të kaluar me vendim të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Kryemadhi po hetohet nga Prokuroria e Posaçme për tre akuza pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen e CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA.
Po për këtë dosje po hetohet dhe bashkëshorti i saj, Ilir Meta, me të cilin është në proces divorci. Aktualisht Ilir Meta ndodhet në qeli, pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.
Sondazh
Poll