
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka bërë me dije se numërimi ka rifilluar në KZAZ në Kashar ku dhe gjatë pasdites së sotme pati një konflikt mes socialistëve për shkak të një flete votimi në të cilën ishin votuar dy kandidatë.
Për mediat, Celibashi theksoi se situata është normalizuar dhe se kjo çështje është zgjidhur, ndërkohë që vendosi mos japë më tepër detaje. I pyetur nga gazetarët lidhur me vlefshmërinë e asaj vote, kreu i KQZ u përgjigj shkurtimisht duke thënë që nuk ka rëndësi.
Ndërkohë që më tej u “kap” dhe me gazetarët të cilët vijuan pyetjet, nga të cilat mesa duket Celibashi “u bezdis”.
“Nuk dua ta bëj këtë diskutim këtu, nuk ka asnjë vlerë kjo. Fleta në tavolinë ishte. Do të bësh pyetje që duhen apo. Kam përshtypje që po të përgjigjem në mënyrë serioze për gjëra serioze”, tha Celibashi.
“Numërimi ka rifilluar dhe do të akomodojnë çështjen e vëzhgimit nga përfaqësues të partive politike dhe subjekte. Është pa vëzhgues, përveç ndërkombëtarëve. Ju do jeni prezentë, sa jeni ju jemi të gjithë në rregull”, shtoi më tej.
Kujtojmë se pasditen e sotme një situatë e paprecedentë u regjistruar në ambientet e Qendrës së Numërimit të votave nr.30 në Kashar. Vëzhguesi i kandidati të Partisë Socialiste, Ornaldo Rakipit dhunoi kreun e KZAZ, Remzi Memedin.
Rei Nozlli dhunoi me shkelma sekretarin e Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve. Debati nisi pasi gjatë numërimit të votave preferenciale, pasi njëra prej fletëve të votimit ka pasur dy shënime ku njëri ka qenë për kandidatin e PS, Ornaldo Rakipi. Ndërkohë shënimi tjetër dyshohet të ketë qenë për kandidatin tjetër të PS, Xhemal Qefalia.