
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta vijon të jetë aktiv në rrjete sociale nga burgu 113, duke vijuar punimet mbi fushatën elektorale për parlamentaret e 11 majit.
Në postimin e fundit, Meta i ka kushtuar një vëmendje të veçantë nivel ekonomik akutal në Shqipëri, ndërsa ka prezantuar kështu platformën e Partisë së Lirisë, që sipas tij, do ta çojnë ekonominë vendase në nivel europian.
Kreu i PL-së thotë se partia e tij ka për synim të reformojë të gjitha hallkat kryesore nga ku varet ekonomia, duke nisur nga heqja dorë e modelit monopol e më pas tek turizmi, energjia, ulje e taksave, eleminim i konkurencës si dhe hapjen e tregëtisë ndërkombëtare.
Postimi i plotë i Ilir Metës:
???????? ???????????????????????????? ????????????????????????????̈???? ???????????? ???????????????????????????????????????????? ????????̈ ???????????? ????????????????̈???? ???????????????????????????????????????????????? ???????? ???????? ???????????? ????????????????????̈???? ????????????????????????????????.
Raporti i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka konfirmuar analizën e Partisë së Lirisë mbi modelin aktual të dështuar të ekonomisë së vendit dhe po kështu provon qartë se 5 Prioritetet e Partisë së Lirisë janë rruga më e drejtë për një model të ri ekonomik që na afron me standardet e Bashkimit Europian.
Siç nënvizohet në raportin e FMN, ekonomia vijon të rritet e mbështetur nga kërkesa e brendshme, me një rritje të shërbimeve dhe veçanërisht turizmit, si dhe aktivitetit ndërtimor.
Pavarësisht propagandës së “Rilindjes”, nga një këndvështrim strukturor, rritja afatmesme në periudhën 2014-2024 ka mbetur nën nivelin e para-krizës globale financiare në periudhën e vitit 2008, pra në nivele mediokre.
Sipas të dhënave të INSTAT-it, Prodhimi i Brendshëm Bruto në 3-mujorin e dytë të vitit 2024 vlerësohet me rritje 4,09% në terma realë, kundrejt 3-mujorit të tretë të vitit 2023.
Alarmante mbetet fakti që sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë të prodhimit të të mirave materiale vazhdojnë të kenë një kontribut negativ përkeqësues në rritjen ekonomike.
Rritja ekonomike në sektorët e industrisë, të industrisë nxjerrëse, të industrisë përpunuese, të prodhimit të energjisë dhe të bujqësisë mbetet negative edhe në 3-mujorin e tretë të vitit 2024.
Rritja ekonomike në bujqësi në 3-mujorin e tretë të vitit 2024 ishte minus 2,54%, në industri (përfshi energjinë) në minus 4,04% dhe industria përpunuese në rritje negative në minus 6,5%. Ndërsa rritje të konsiderueshme kanë sektori i ndërtimit në 5,3% dhe tregtia në 6,2%.
Modeli ekonomik i vendit qëllimisht vazhdon të jetë i orientuar drejt industrisë së ndërtimit, importeve dhe shërbimeve.
Qeveria nuk ka asnjë strategji të rritjes së prodhimit të industrisë përpunuese, industrisë nxjerrëse minerare, hidrokarbure, të bujqësisë, etj.
Efektet e rënies ekonomike në sektorët realë të ekonomisë si bujqësia, industria përpunuese dhe energjia janë reflektuar në uljen e punësimit, si dhe uljen e ndjeshme dhe të vazhdueshme të eksporteve.
Rënia e volumit të prodhimit dhe të shitjeve në sektorin e të mirave materiale ka ndikuar drejtpërdrejt në uljen e nivelit të punësimit në 3-mujorin e tretë të vitit 2024 krahasuar me vitin 2023.
Në sektorin e industrisë ka një ulje të punësimit në minus 5%, në industrinë përpunuese në një ulje në minus 5,5%.
Rënia e prodhimit në sektorët e bujqësisë, industrisë dhe energjisë është reflektuar gjithashtu në rënien e pandalshme të eksporteve.
Pavarësisht kësaj rritjeje, Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë qëndron vetëm në një të katërtën e nivelit të mesatares së BE në vitin 2023, si dhe më i ulët se vendet e rajonit.
Modeli ekonomik duhet të ndryshojë urgjentisht.
Reforma të thella për të përshpejtuar konvergjencën e të ardhurave në BE janë të domosdoshme për të nxjerrë vendin nga këneta e narkoekonomisë dhe pastrimit të parave ku e ka zhytyr vendin Qeveria 12-vjeçare e “Rilindjes”.
Sepse me një ritëm të rritjes ekonomike të vendit me 3.5% çdo vit konvergjenca me mesataren e BE-së do të zgjaste më shumë se gjysmë shekulli (mbi 50 vite).
Shpopullimi i vendit imponon se nxitja e rritjes afatmesme të bëhet gjithnjë e më e varur nga përfitimet e produktivitetit dhe modeli i zhvillimit ekonomik.
Por produktiviteti i punës së Shqipërisë në vitin 2023 ishte më pak se gjysma e mesatares së Europës Qendrore, Lindore dhe Juglindore.
Për Partinë e Lirisë sfida është që me një model të ri ekonomik të arrijmë ngushtimin e përshpejtuar të diferencës së të ardhurave me vendet e rajonit dhe mesataren e vendeve europiane.
Modeli ekonomik i Partisë së Lirisë do të jetë liberalizimi i ekonomisë për të mos ta lënë zhvillimin e saj të monopolizuar në një numër të vogël kompanish kliente të Qeverisë në sektorët e ndërtimit, turizimit, energjiseë, shfrytëzimit të burimeve natyrore, etj.
Kërkon mobilizimin e financimit për të përmirësuar shërbimet publike të kapitalit njerëzor si arsimi, inovacioni, shëndetësia, etj, uljen e taksave, heqjen e lehtësimeve të diferencuara për kompani të privilegjuara që shtrembërojnë tregjet dhe eleminojnë konkurrencën dhe uljen e barrierave për konkurrencën e ndershme ndërmjet biznesit, si dhe hapjen ndaj tregtisë ndërkombëtare.
Vetëm me rritje të Prodhimit të Brendshëm Bruto mbi 8% në vit ne do të përshpetojmë ngushtimin e diferencës dhe rritjes së mirëqenies për qytetarët e këtij vendi.