Hapësire reklamuese


Politikë

Mitsotakis telefonon në burg Fredi Belerin, e përgëzon për fitoren

Shkruar nga Newsbomb
Mitsotakis telefonon në burg Fredi Belerin, e përgëzon për
Ne foto: Beleri dhe Mitsotakis

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka zhvilluar një bisedë telefonike me Fredi Belerin, pasi ky i fundit u zgjodh eurodeputet i Parlamentit Evropian në Greqi,pavarësisht pse ndodhet në burg për blerje votash. Mediat greke bëjnë me dije se Mitsotakis e ka përgëzuar Belerin për fitoren.

Kujtojmë se “Demokracia e Re” e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis arriti të siguronte një fitore bindëse në zgjedhjet europiane të 2024-ës, duke grumbulluar kështu 28.31% të votave.

Sipas shifrave zyrtare të bëra publike nga Ministria e Brendshme, në vend të dytë në këto zgjedhje u rëndit SYRIZA– Aleanca Progresive me 14,92%, në të tretin PASOK – Lëvizja për Ndryshim me 12,79%, ndërsa Zgjidhja Helenike me 9,3% fitoi “betejën” me KKE (9,25%) për vendin e katërt.

Të përkthyera në mandate, Demokracia e Re fitoi 7 eurodeputetë, SYRIZA katër, PASOK tre mandate, Zgjidhja Helenike dy mandate, KKE dy mandate, ndërsa tre partitë e tjera, NIKO, Freedom Saling dhe Zëri i arsyes nga një vend.

Në këto zgjedhje nën logon e partisë së Mitcotakisit garuan dhe dy shiptarë, Fredi Beleri dhe Piro Dhima. Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës arriti që të sigurojë ulësen e tij në Parlamentit Europian.

Fredi Beleri ishte kandidat për kryetar Bashkie në Himarë në zgjedhjet vendorë të vitit të shkuar, por ai u arrestua nën akuzën për korrupsion, pasi tentoi që të blinte me para votën e qytetarëve himariotë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese