Hapësire reklamuese

Politikë

Mitsotakis mesazh Edi Ramës: Rruga juaj e anëtarësimit në BE kalon nga Greqia

Shkruar nga Newsbomb
Mitsotakis mesazh Edi Ramës: Rruga juaj e anëtarësimit në BE
FotoMontazh/ Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis dhe homologu i tij, Edi Rama

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë, ku u takua me emigrantët shqiptarë në stadiumin “Galatsi”.

Në një intervistë për mediat maqedonase, Mitsotakis shprehet se vizita e kryeministrit Rama në Greqi ishte private në funksion të fjalimeve parazgjedhore që ai ka planifikuar të bëjë me diasporën shqiptare, ndërsa shton se qeveria e tij nuk kishte përse ta ndalonte këtë, pasi nuk i frikësohej një ngjarjeje për shkak të recesionit të krijuar më parë në marrëdhëniet greko- shqiptare.

Vizita e Edi Ramës këtu ishte private, ashtu si fjalimet përkatëse parazgjedhore që ai ka planifikuar tashmë në vende të tjera, në funksion të zgjedhjeve në Shqipëri. Qeveria nuk kishte arsye ta ndalonte. Thjesht sepse Republika Helenike nuk ka pse të frikësohet nga një ngjarje e tillë”,- tha Mitsotakis.

Mitsotakis evidenton se çështjet e pazgjidhura midis palëve mbeten, dhe sipas tij kryeministri i Shqipërisë nuk mund të anashkalojë kushtet që duhet t’ju përmbahet për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Sipas kreut të shtetit helen, Mitsotakis burgimi i kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, tashmë kandidat i ND-së për Parlamentin Europian, Fredi Beleri është i paligjshëm dhe se Shqipëria po shkel vlerën e shtetit ligjor, teksa thekson se kjo çështje nuk është më dypalëshe por evropiane.

Çështjet në marrëdhëniet greko-shqiptare sigurisht që mbeten. Dhe kryeministri i Shqipërisë nuk mund të anashkalojë kushtet për anëtarësimin e vendit të tij në BE. Së pari, respektimi i shtetit ligjor, i cili është i parashikuar në nenin 2 të Traktatit për Bashkimin Evropian.

Do të jem i qartë: me paraburgimin e paligjshëm të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, tashmë kandidat i ND-së për Parlamentin Europian, Fredi Beleri, Shqipëria shkel vlerën e shtetit ligjor, duke shfuqizuar të drejtën e tij të vetëkuptueshme për t’u gjykuar, prezumimi i pafajësisë. Prandaj, kjo nuk është vetëm një çështje dypalëshe, por kryesisht një çështje evropiane”,- shprehet Mitsotakis.

Së fundmi, Mitsotakis i dërgon edhe një mesazh kryeministrit Edi Rama, ku i qartëson se rruga e anëtarësimit të Shqipërisë varet nga respektimi i të drejtave themelore të minoritetit grek, duke treguar se gjithçka mbetet në dorën e Greqisë për integrimin në BE, nëse nuk pranon që të lirojë nga burgu Fredi Belerin.

Dhe duke qenë se rruga e anëtarësimit të Shqipërisë varet nga respektimi i të drejtave themelore të minoritetit grek, ajo kalon në mënyrë të pashmangshme nga vendi ynë. Jo për të “pajtuar” apo “ndëshkuar”. Por për të parë Shqipërinë duke u bashkuar pa probleme në rrugën e vlerave europiane”,- përfundoi Mitsotakis.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese