
Deputetja demokrate Ina Zhupa ka dhënë një prononcim për mediat pas zhvillimit të seancës në Gjykatën e Tiranës, ku është paditur nga biznesmeni i cili ndodhet në arrati, Mirel Mërtiri për shpifje duke i shkaktuar dhe dëm psikologjik në lidhje me Inceneratorin e Tiranës.
Zhupa është shprehur se është paditur për fyerje nga Mërtirit më qëllim për t’i mbyllur gojën. Deputetja dhe njëherë thekson se akuzat që ajo ka ngritur ndaj biznesmenit, janë të njëjtat me ato të SPAK e GJKKO, insitucione që Mërtiri duhet t’i kishte paditur gjithashtu.
“Më ka hedhur në gjyq për deklaratat si deputete në lidhje me inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston. Pretendon se është fyer nga deklaratat e mia të vërteta. Duan të na mbyllin gojën. Uroj dhe shpresoj ta shoh sot Mërtirin në gjykatë, ishalla vjen këtu që ta arrestojnë.
Nuk di nëse ka paditur SPAAK dhe GJKKO sepse janë të njëjta akuza nga unë. Gjyqi do të bëhet dhe unë do të jem gjithmonë e pranishme. Uroj të njëejtën gjë të bëjë edhe Mërtiri”, tha Zupa.