Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka dalë nga SPAK pasi prej rreth dy orësh, ku është marrë në pyetje.
Ai ka pranuar se është thirrur nga SPAK si një person nën hetim për shpërdorim detyre, duke shtuar se bëhet fjalë për një denoncim nga Partia Demokratike.
Ai tha se ka bërë shumë mirë SPAK që e ka thirrur, pasi disa gjëra duhet të sqarohen. Po ashtu ai tha se sa herë të thirret do të paraqitet në dyert e Prokurorisë së Posaçme .
“Arsyeja është thirrje për një çështje që është denoncuar nga PD. Ajo që duhet thënë është 0 shkelje procedurash, 0 korrupsion dhe 0 dëm ekonomik. Ka një problem procedure, ku PD në Lezhë nuk është dakord që t’i bëjmë trotuarin njerëzve.
Jemi në proces, thash shpjegimit, do jap prap. Isha në cilësinë e personit në hetim për veprën penale shpërdorim të detyrës. Është kallëzim politik, por nuk ka të bëjë me asnjë shkelje.
Jam votues dhe mbështetës publik i kësaj Prokurorie. Kanë bërë shumë mirë që më kanë thirrur këtu do jemi këtu për të dhënë sqarime për të gjitha”, tha Ndreu.