
Është miratuar plani i detajuar nga Këshilli i Ministrave, për zhvillimin e parkut të parë tekonlogjik në Durrës, “Durana Tech Park”.
Në një deklaratë për mediat, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja, ka bërë të ditur se qeveria synon të pozicionojë parkun si një qendër të rëndësishme e zhvillimit ekonomik dhe inovativ.
Ndërsa, vë në dukje se ky park do të konkurojë në rajon dhe globalisht, e cila do të sjellë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik për vendin tonë, teksa shprehet se qëllimi i këtij projekti është mjedisi i veçantë ekonomik dhe teknologjik.
"Ky park do të konkurrojë në rajon dhe globalisht, duke sjellë përparësi strategjike dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik për vendin.
Fokus është nxitja e investimeve vendase dhe të huaja dhe krijimi i një territori me një regjim fiskal dhe doganor të lehtësuar”, shprehet ministri Gonxhja.