
Presidenti francez, Emmanuel Macron ka falënderuar kryeministrin Edi Rama për mikpritjen gjatë samitit në Tiranë.
Përmes një postimi në platformën X, Macron shprehet se miqësia mes dy vendeve po forcohet përmes arritjeve konkrete.
Në reagimin e tij, Macron theskon se Shqipëria e ka vendin në BE dhe se Franca e mbështet këtë rrugëtim.
“I dashur Edi Rama, të dashur shqiptarë, ju faleminderit për mikpritjen në Tiranë. Miqësia midis Shqipërisë dhe Francës po forcohet përmes arritjeve konkrete. Vendi juaj e ka vendin e vetë në Bashkimin Europian, Franca ju mbështet në këtë rrugëtim”, ka shkruar Macron.
I dashur @ediramaal, të dashur shqiptarë, ju faleminderit për mikpritjen në Tiranë dhe për shkëmbimet tona. Miqësia midis Shqipërisë dhe Francës po forcohet përmes arritjeve konkrete. Vendi juaj e ka vendin e vet në Bashkimin Evropian. Franca ju mbështet në këtë rrugë. pic.twitter.com/1VSbpwsQUP
— Emmanuel Macron (@EmmanuelMacron) May 17, 2025