Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Miq e kolegë të Bashkim Finos mblidhen në Kuçovë, ish-kryeministri nderohet me titullin "Qytetar Nderi"

Shkruar nga Newsbomb
Miq e kolegë të Bashkim Finos mblidhen në Kuçovë,
FotoMontazh: Bashkim Fino dhe Namik Dokle

Miq e kolegë të shumtë socialistë janë mbledhur sot në qytetin e Kuçovës për të nderuar ish-kryeministrin e ndjerë Bashkim Fino, shkruan newsbomb.al. Bashkia e Kuçovës ka vendosur që t'i japë atij titullin e lartë "Qytetar Nderi", pas vdekjes.

Arben Malaj, ish-ministër dhe ish-deputet i PS, Arta Dade, Spartak Braho, Namik Dokle e shumë politikanë të tjerë të majtë kanë mbërritur paraditen e kësaj të premte në Kuçovë, për të marrë pjesë në këtë ceremoni të veçantë.

Të pranishëm janë dhe familjarë e miq të ish-kryeministrit dhe njeriut që bëri bashkë politikën shqiptare në ditët më të vështira të saj. Kabineti i drejtuar prej tij gjatë periudhës 9 Mars 1997-29 qershor 1997 mori emrin Qeveria e Pajtimit Kombëtar.

Miq e kolegë të Bashkim Finos mblidhen në Kuçovë,
Namik Dokle flet ne ceremonin per Bashkim Finon

Kjo qeveri u krijua falë vullnetit politik të partive kryesore të vendit dhe ndërhyrjes ndërkombëtare. Në datat 6 dhe 9 Mars 1997, në kulmin e trazirave në vend, forcat politike nënshkruan marrëveshjen për krijimin e qeverisë së re, me pjesëmarrje të gjerë politike. Kryetar i saj u zgjodh socialisti Bashkim Fino.

Ish-kryeministri dhe një nga deputetët më të spikatur në radhët e Partisë Socialiste, ka ndërruar jetë në moshën 59 vjeçare, më 29 Mars 2021. Prej më shumë se 1 muaji, Bashkim Fino ishte infektuar me Covid-19 dhe fatkeqësisht ai nuk e fitoi dot betejën për jetën.

Për kontributin e tij të madh në shërbim të vendit, Bashkia e Kuçovës i ka akorduar titullin e lartë "Qytetar Nderi", pas vdekjes, shkruan newsbomb.al.

Miq e kolegë të Bashkim Finos mblidhen në Kuçovë,
Bashkim Fino lindi më 12 tetor 1962 në Gjirokastër dhe vdiq më 29 Mars 2021 nga COVID në Tiranë

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese