Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ministrja e Arsimit “zbarkon” në Fier, pezullohen nga detyra drejtori i shkollës dhe oficeri i sigurisë ku u plagos me thikë 17-vjeçari

Shkruar nga Newsbomb
Ministrja e Arsimit “zbarkon” në Fier, pezullohen nga detyra
Manastirliu me drejtesit e shkollave në Fier

Duke marrëë shkas nga ngjarja e rëndë e ndodhur në një shkollë të mesme në Fier, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ka zhvilloi sot një takim me drejtuesit e shkollave në atë zonë.

Bëhet e ditur se, Manastirliu i ka kërkuar Drejtorisë Rajonale të Fierit pezullimin e drejtuesve të shkollës dhe oficerit të sigurisë, deri në përfundim të verifikimit për zbatimin e protokolleve të sigurisë të ndjekura dhe në përfundimin e hetimeve mbi këtë ngjarje.

Në takim është diskutuar edhe marrja e masave shtesë për kontrollet fizike në çdo shkollë, dhe angazhimin e plotë të komisioneve të sigurisë në institucionet arsimore për zbatimin efektiv të protokolleve të sigurisë.

Incidenti, sipas burimeve nga Policia e Fierit, ka nisur pas një debati të krijuar në rrjetin social Snapchat. Tensioni midis dy nxënësve 17-vjeçarë ka ndodhur në oborrin e shkollës, ku situata ka agravuar deri në përdorimin e një mjeti prerës nga njëri prej tyre.

Autori i dyshuar është identifikuar dhe shoqëruar nga policia për marrjen e dëshmisë dhe procedurat e mëtejshme ligjore. Ndërkohë, policia vazhdon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese