Ministri i Financave, Petrit Malaj në një konferencë për media është shprehur se në fund të vitit do të ketë një rishikim të buxhetit.
Ai tha se kjo bëhet për të parë ecurinë e ekonomisë, teksa u shpreh se do me aktin normativ do të përcaktohet edhe bonusi i pranverës për pensionistët.
“Sa i përket rishikimit të buxhetit pritet që të ndodhë gjatë fundit të vitit. Ky është një akt shumë i rëndësishëm pasi do të duhet të bëjmë edhe një vlerësim të ecurisë ekonomike. Gjithashtu në këtë akt normativ do të përcaktojmë edhe bonusin e pranverës për pensionistët”, tha ministri i Financave.
Po ashtu ministri u pyet nëse rritja e rrogave në administratë, ka ndikuar edhe në privat. Malaj tha se edhe privati duhet të ngrejë rrobat për të mbetur konkurrues në treg.
“Sa i përket çështjes së rritjes së pagave në lidhje me ecurinë e tyre në sektorin privat nëse do të bëjmë një krahasim të tremujorit të tretë të vitit 2024 me atë të 2023 kemi një rritje prej rreth 3.5% Sektori privat po e reflekton këtë trend rritës në paga. Unë besoj se do të jetë i detyruar të rrisë të njëjtin trend nëse do të dojë të mbetet konkurrues në tregun e punës”, tha ai.