
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka zhvilluar një takim zyrtar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenky, kryeministrin Denys Shmyhal dhe zyrtarë të tjerë të vendit.
Në këtë takim u nënshkrua një memorandum Mirëkuptimi mes vendeve si dhe u shkëmbyen instrumente të ratifikimit të Marrëveshjes së Miqësisë dhe Bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe
Ukrainës.
Ministri Hasani shprehet se këto janë janë një rëndësi e shutar e rrugëtimit drejt Europës si dhe një progres i rëndësishëm në ofrcimin e marrëdhënieve mes shteteve. Gjithashtu Igli Hasani ka ritheksuar dhe njëherë mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për Ukrainën kundër agresorit rus.
“Takime produktive në Kiev me Presidentin Volodymyr Zelenskyy, Kryetarin e Parlamentit Ruslan Stefanchuk, Kryeministrin Denys Shmyhal, zv/kryeministren Olga Stefanishyna dhe Ministrin e Jashtëm Andrii Sybiha.
Shkëmbyem instrumentet e ratifikimit të Marrëveshjes së Miqësisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë dhe nënshkruam një Memorandum Mirëkuptimi, të fokusuar në bashkëpunimin në integrimin evropian. Këta hapa përfaqësojnë progres të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve midis vendeve tona dhe riafirmojnë angazhimin tonë për një partneritet të fortë dhe të qëndrueshëm.
Shqipëria qëndron me vendosmëri me Ukrainën në rrugën e saj drejt paqes, sigurisë dhe të ardhmes evropiane,” shkruan ministri Igli Hasani.