Hapësire reklamuese

Politikë

Ministri Hasani takon kryeministrin kroat, zbardhet fokusi i diskutimit

Shkruar nga Newsbomb

Ministri Hasani takon kryeministrin kroat, zbardhet fokusi i diskutimit

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka zhvilluar një takim me kryeministrin kroat, Andrej Plenković.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Hasani shprehu mirënjohjen e qeverisë shqiptare për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona dhe mbështetjen e vazhdueshme që Kroacia i ka dhënë Shqipërisë drejt integrimit europian.

"E fillova vizitën time zyrtare në Kroaci me një takim të shkëlqyer me Kryeministrin Andrej Plenković.
Shpreha mirënjohjen e qeverisë shqiptare për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona dhe mbështetjen e vazhdueshme që Kroacia i ka dhënë Shqipërisë drejt integrimit europian.

Ne presim bashkëpunimin me qeverinë kroate në të njëjtën frymë partneriteti strategjik, në të gjitha nivelet dhe në të gjitha fushat me interes të përbashkët," shkruan Hasani. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese