Hapësire reklamuese

Politikë

Ministri Hasani nga Bruksel: NATO të mos largojë vëmendjen nga Ballkani Perëndimor

Shkruar nga Newsbomb
Ministri Hasani nga Bruksel: NATO të mos largojë vëmendjen nga
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani

Ditën e sotme në selinë qendrore të Aleancës në Bruksel u mbajt takimi mes Ministrave të Punë të Jashtme të NATO-s.

Pjesë e mbledhjes në Bruksel ishte dhe Ministri ynë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani. Hasani në fjalën e mbajtur nënvizoi domosdoshmërinë që NATO mos të largojë vëmendjen nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, pasi kjo kontribuon në paqen dhe stabilitetin e rajonit.

Duke iu referuar angazhimit të Kryeministrit Rama në samitin e Vilniusit, mbi shpenzimet e Shqipërisë për mbrojtjen, Ministri Hasani tha se kuota prej 2% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, është niveli minimal i angazhimit të deklaruar dhe jo maksimumi i tij. Gjithashtu përmes një mesazhi në rrejtet sociale, Ministri Hasani thekson mbështetjen e Shipërisë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës edhe sot pas 3 vitesh nga agresioni ushtarak i Rusisë në Ukrainë

"Në Bruksel në selinë e NATO-s, në 75 vjetorin e Aleancës mirëpritëm zyrtarisht aleatin tonë më të ri, Suedinë në takimin e Ministrave të Jashtëm.

Diskutuam mbi samitin e ardhshëm të Uashingtonit, ku do të merren vendime të rëndësishme për të forcuar më tej NATO-n dhe për të rritur mbështetjen e aleatëve për Ukrainën."

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese