
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka qenë i pranishëm ditën e sotme në takimin e punës mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë organizuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri Hasani nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook. Sipas Hasanit, në këtë takim është diskutuar mbi rolin kritik të grave në adresimin e sfidave të reja të sigurisë, luftimin e kërcënimeve terroriste.
Gjithashtu pjesë e diskutimeve ishin edhe çështjet mjedisore, ndryshimet klimatike si dhe ndikimi i teknologjive të reja në botë.
“Shqipëria mbetet plotësisht e përkushtuar për rritjen e përgjegjshmërisë në agjendën e Grave, Paqes dhe Sigurisë.
Në takimin e punës mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë organizuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit diskutuam mbi rolin kritik të grave në adresimin e sfidave të reja të sigurisë, luftimin e kërcënimeve terroriste, trajtimin e çështjeve mjedisore, si ndryshimet klimatike dhe ndikimin ndaj teknologjive të reja”,- shkruan ministri Igli Hasani në rrjetin social, Facebook.