Ministri i Brendshëm, Taulant Balla po zhvillon një vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe ku është pritur nga zëvendës Kryeministri dhe homologu i tij, ministri i Brendshëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, Saif Bin Zayed Al Nayan.
Gjatë takimit me homologun e tij në Abu Dhabi, Balla ka diskutuar lidhur me çështjet e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë.
"I nderuar nga mikpritja e Zëvendës Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm të Emirateve të Bashkuara Arabe Saif Bin Zayed Al Nayan, me të cilin do të diskutojmë mbi forcimin e bashkëpunimit" - shkruan Balla.
Galeria fotografike ()
Sondazh
Poll