Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore


Politikë

“Ministrat po të ikin në gropë”, Edi Rama: Kush e njihte trimin Altin Dumani? PS i dha shpatën e drejtësisë dhe e armatosi

Shkruar nga Newsbomb
“Ministrat po të ikin në gropë”, Edi Rama: Kush e
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka përmendur dhe njëherë progresin që ka bërë reforma në drejtësi në Shqipëri, sukses i cili i atibuohet vetë atij dhe Partisë Socialiste, është shprehur ai.

Teksa një komentues shprehet se ministrat e qeverisë po shkojnë në “gropë”, Rama është përgjigjur duke thënë se deri dje askush nuk e njihte kreun e Prokurorisë së Posaçme Altin Dumanin, ndërsa sot ai është i njohur për të gjithë, i cili “u armatos” me shpatën e drejtësisë nga Rama dhe PS-ja.

Altin Dumanin a e ke dëgjuar? Është një prokuror që drejton SPAK, një burrë me integritet dhe profesizonaliztëm dhe është bërë i njohur sepse nën drejtimin e tij kanë ndodhur gjëra që nuk iamgjinoheshin. Por ka një gjë, Dumani këtu ka qenë, prokuror prej shum vitesh dhe po ky ka qenë.

Po pse nuk e kë dëgjuar më para? As unë nuk e dija që ekzistonte. Si ka mundësi që ky njeri kurajoz e trim nuk ka thirrur njëherë një njeri me pushtet t’i bëjë një pyetje. Sepse nuk e kishte shpatën, sepse ishte i çarmatosur.

Drejtësinë e armatosi Partia Socialiste dhe unë. Unë që thoja më jepni timonin pa të tjerë në prehër. Unë jam krenar që Ps ka bërë një akt që do të mbetet i shkruar në histori. Një ditë PS dorëzoi shpatën që ka qenë tek kjo zyrë, dhe që përdorej sipas oreksit të kohës”, është shprehur Edi Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese