Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Milionat e varrosura në beton, pedagogu tregon gjendjen e mjeruar të trenit te Liqeni: Nuk u vu kurrë në punë, hetoni Veliajn!

Shkruar nga Newsbomb
Milionat e varrosura në beton, pedagogu tregon gjendjen e mjeruar të
Gjendja e mjeruar e trenit te Liqeni i Tiranes

Pamjet që po shihni i përkasin pikërisht Tiranës. Janë shkrepur në orët e mbrëmjes së 12 Prillit 2024 dhe tregojnë gjendjen e mjeruar në të cilën ndodhet treni i fëmijëve dhe gjithë gjatësia e shinave që ai përshkon në zonën e Liqenit Artificial.

Pedagogu dhe aktivisti i njohur Ervin Goci ka ndarë pamjet dhe thotë se drejtësia duhet të hetojë kryebashkiakun Erion Veliaj, për këtë projekt miliona lekë që jo vetëm shkatërroi natyrën me qindra m3 beton, por nuk është vënë kurrë në punë.

"Bashke me shinat dhe kabinen me 4 vagone, ne nje kosto totale prej 800 miljon lekesh, 50 miljon ishin te parashikuara vetem per trenin. Ne jete te jeteve ai tren nuk eshte vene kurre ne pune, e megjithate kabina akoma gjendet aty si muze i grabitjes.

Pesedhjete miljon leke te varrosura ne beton. Gjendja eshte siç do ta shihni ne foto. Duket sikur jemi ne Amazon. Deri me sot nuk eshte hetuar kurrkush per kete gje", shkruan Goci, teksa thotë se sipas planit të projektit të deklaruar, në gjithë gjurmën e projektit janë hedhur më shumë se 600 m3 beton.

Milionat e varrosura në beton, pedagogu tregon gjendjen e mjeruar të
Gjendja e mjeruar e trenit te Liqeni i Tiranes/ © Ervin Goci

"Qe prej asaj proteste, baterdia eshte bere ne qytet dhe Erion Veliaj, nuk eshte hetuar kurre. Moshetimi e ka kthyer ne perbindesh. Ai ka pushtet, dhe zero empati. Po te mundej do na muroste te gjitheve ne beton", shkruan ai, duke ju referuar protestës së 8 viteve më parë të shoqërisë civile dhe opozitës, që fatkeqësisht nuk e ndaloi dot këtë projekt të vdekur.

"Drejtesia mjafton te gervishte pak fare siperfaqen dhe aty do gjeje gropa septike korrupsioni, pervetesimi, abuzimi dhe grabitjeje. Nese nuk e ben tani qe gjerat jane sheshit, do ia shtoje alivanine dhe per ca kohe vendit, po gjithsesi nuk e ndalon dot reagimin shoqeror, per ta fshire njehere e mire kancerin nga trupi i qytetit dhe shtetit", përmbyll pedagogu Ervin Goci. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese