
Kryeministri Edi Rama është duke mbajtur fjalimin para emigrantëve në sallën sportit Busto Arsizio në Itali.
Rama gjatë fjalës së tij tha se falë punës së qeverisë, mijëra shqiptarë do të përfitojnë nga marra e pensonit në Itali, ku prej vitesh kanë punuar dhe kontribuuar.
Kreu i qeverisë gjatë fjalës së tij nuk kuseu lavdet dhe ndaj homologes së tij italiane, Georgia Meloni, të cilën e quajti “mike” dhe “zëdhënëse e fortë që mbështet Shqipërinë në BE”.
“421 mijë shqiptarë do përfitojnë nga marrëveshja. Falë angazhimit personal të Melonit, mike e paepur e Shqipërisë dhe zëdhënëse shumë e fortë e jona në BE, ne ja dolëm që të vendosim më në fund pas një përpjekje të gjatë por të palodhur 20-vjeçar një gur të çmuar në kurorën e drejtësisë që ju e keni merituar.
Sot unë kam ardhur këtu për tju thënë se edhe Shqipëria tani më po e fiton si ju betejën e saj të drejtë pa e ndalur vrapin dhe pa e lëkundur besimin, në kërkim të drejtësisë me emrin e saj me zot me ligj dhe zakon”, tha Rama ndër të tjera.