Hapësire reklamuese


Politikë

Meta vizitë zyrtare në Malin e Zi, takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të DPS: Do të bashkëpunojmë në interes të popujve tanë

Shkruar nga Newsbomb
Meta vizitë zyrtare në Malin e Zi, takohet me Sekretarin e
Aleksandar Bogdanovic dhe Ilir Meta

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një vizitë në Malin e Zi, ku është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të DPS, Aleksandar Bogdanovic.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Meta, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se me PL dhe DSP do të ketë një bashkëpunim, në interes të dy popujve.

"Shumë i lumtur të nis ditën në Mal të Zi, me takime në selinë e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), që ka një kontribut historik për arritjen e Pavarësisë, anëtarësimin në NATO dhe përshpejtimin e integrimit europian të këtij vendi fqinj, mik të vërtetë dhe partner shumë i rëndësishëm i Shqipërisë.

Sot DPS është në opozitë por një gardiane e vendosur në mbrojtje të vlerave dhe rrugës së qartë europiane e euro-atlantike të Malit të Zi dhe në të ardhmen Partia e Lirisë do të ketë një bashkëpunim edhe më të madh në interes të të dy vendeve dhe popujve tanë.

E falenderova Sekretarin e Përgjithshëm të DPS, z.Aleksandar Bogdanoviç për pjesëmarrjen në Konventën historike të Partisë së Lirisë dhe jam besimplotë se nëpërmjet forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes forcave tona politike do të japim një kontribut të vyer për të garantuar prosperitetin e pandalshëm të Shqipërisë, Malit të Zi dhe të rajonit tonë. I lumtur të dëgjoja prej tij vlerësimet më të larta për Konventën tonë dhe sidomos për 5 prioritetet e Partisë së Lirisë," shkruan Meta. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese