Hapësire reklamuese

Politikë

Meta uron Kurban Bajramin dhe bën premtimin: Në ditët e para të qeverisjes do t’u kthejmë pronat komuniteteve fetare

Shkruar nga Newsbomb
Meta uron Kurban Bajramin dhe bën premtimin: Në ditët e para
Meta me qytetarët në Kavajë

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

Ai mesazhin e ka përcjellë nga qyteti i Kavajës, të cilin e ka cilësuar si qyteti simbol i traditave dhe vlerave.

Meta theksoi se nëse kthehen në qeveri në 100 ditët e para të qeverisë do të kthejë pronat e komuniteteve fetare.

“Ju uroj shqiptarëve të Kavajës dhe mbarë trojeve gëzuar këtë festë që na bënë bashkë dhe që na kujton se sakrificat duhen njohur dhe të mirat duhen ndarë në mënyrë të përbashkët, që të plotësojmë solidaritetin dhe harmoninë në komunitetet tona.

Gjej rastin për të konfirmuar vendosmërinë e PL për të kthyer të gjitha pronat e komuniteteve fetare, sepse është krim që për 34 vite ka grabitje të tokave të komuniteteve fetare për shkak të korrupsionit. Do ju kthejmë pronat komuniteteve fetare”, tha Meta.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese