Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Meta s’i ndahet Dumanit: S’kam frikë nga ai që i merret goja, ai nuk di të lidhë dy fjalë

Shkruar nga Newsbomb

Meta s’i ndahet Dumanit: S’kam frikë nga ai që i merret

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga Shkodra ka vijuar me akuzat kundrejt kreut të SPAK, Altin Dumanin.

I pyetur nga gazetarët nëse i druhet arrestimit, Meta është shprehur se nuk ka frikë nga një prokuror, referuar Dumanit, të cilit “i merret goja dhe s’di të lidhë dy fjalë” dhe që sipas tij merr urdhra nga qeveria.

“Nuk bëj presion ndaj askujt, unë them të vërtetën, aq më pak t’i druhem arrestimit nga një prokuror që i bindet Ëngjëll Agaçit, për shkak të aferave. Një prokuror që kërcënoi Arben Ahmetaj që të mbyllte gojën. Nuk i druhem një prokurori që i merret goja që s’di të thotë dy fjalë. Partia e Lirisë është në një rritje të papërmbajtshme, Ramaformën do ta hedhim në Lanë. Metamorfoza nuk hetohet në kohë por pas zgjedhjeve, sepse ashtu interesonte për të vjedhur votat në Shkodër”, tha Meta, teksa më tej pas akuzave për Dumanin vijoi me ato për ndërkombëtarët.

Kreu i PL tha se nuk ka zhvilluar asnjë takim me ndërkombëtarët, pasi po shijon lirinë me njerëzit e thjeshtë dhe jo me diplomatë të cilët janë në dijeni për “bëmat” në vendin tonë.

“Jam aq i lumtur në lirinë time dhe në takimet e mia me Nënë Selvinë, me Ijen sot ne Bubq, e plot njerëz ndaj të cilëve Ilir Meta ka detyrime. Ilir Meta është i lodhur nga takimet me ndërkombëtarët, Rama është i vonuar, të gjithë ndërkombëtarët e dinë që Ëngjëll Agaçi është tutori i reformës në drejtësi”, shtoi ai ndër të tjera.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese