Partia e Lirisë po zhvillon ditën e sotme në Pallatin e Kongreseve, Konventën Kombëtare ku sipas paralajmërimit të Ilir Metës do të jetë dita ku Partia e Lirisë do të ndryshojë rrënjësisht dhe do fillojë një epokë e re për partinë.
Para se të niste Konventa Kombëtare, Ilir Meta e ka dhënë një prononcim për mediat jashtë Pallatit të Kongreseve ku u pyet në lidhej me largimin përfundimtar të Monika Kryemadhit. Por Meta tha se Monika është më e mbrojtura dhe nuk është marrë peng nga askush.
Dhe duke shtuar se me punë mund të mundin edhe partinë e Kinës. Ai vlerësoi një anëtare të partisë së tij, Eriseldën, duke thënë se punon më shumë se 20 burra.
”Sikur të gjithë të punojë si kjo grua, që punon sa 20 burra, që presin të marrin poste sikur do të bien nga qielli. Do të mundim dhe partinë e Kinës”, - tha ai.
Mësohet se anëtarja të cilën e puthi Meta pak para se të niste Konventa Kombëtare dhe e shoqëroi kreun e PL gjatë gjithë kohës, është Eriselda Hoxha, kryetarja e Partisë së Lirisë në Kuçovë .
Meta e ka vlerësuar edhe më herët Eriseldën, ku në një dalje më 23 maj 2023 shprehu mirënjohje të pakufi për Eriselda Hoxhën dhe të gjithë ekipin në Kuçovë për punën e mirë që kanë bërë.