Hapësire reklamuese

Politikë

Meta pozicionohet krah Berishës: Për zgjedhjet në Himarë do kemi të njëjtin qëndrim si PD

Shkruar nga Newsbomb
Meta pozicionohet krah Berishës: Për zgjedhjet në Himarë do
Ilir Meta

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një deklaratë për media është pyetur në lidhje me vendimin e Kushtetueses si dhe për zgjedhjet në Himarë.

Meta për vendimin e Kushtetueses tha se vendimet e saj duhet të ishin të prerë prej kohësh.

“Konflikti i interesave është në nivelet me të jashtëzakonshme. Gjykata Kushtetuese është i kapur nga Rama-forma. Qëndrimet e saj duhet të kishin qenë të qarta dhe të prera me kohë” tha Meta.

Ndërsa për zgjedhjet në Himarë, Meta tha se do mbajnë të njëjtin qëndrim me Partinë Demokratike.

“Gjithçka është bërë fakti i kryer, duke tentuar të marrë me dhunë bashkinë e Himarës. Eshtë e qartë që vendi është në momentet më të errëta të demokracisë dhe respektimin të shtetit ligjor pasi të gjithë e dimë që për të lejuar Belerin për të bërë betimin ishte e pamundur dhe për ta çuar në KQZ për t’i hequr mandatin ishte e mundur. Në lidhje me bashkinë  e Himarës do të kemi të njëjtën qëndrim me PD”, tha Meta ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese