Ish-presidenti Ilir Meta ka akuzuar Lulzim Bashën se ka punuar për llogari të Edi Ramës. Ai tha se në 2019 Basha dogji mandatet dhe nuk mori pjesë në zgjedhjet vendore, edhe pse deklaroi se në atë kohë tentoi ta ndalonte.
"Ai fitoi sepse ia dhatë ju. U dogjën mandatet. Basha ia fali mandat dhe bashkitë. Unë a i shtyva zgjedhjet vendore kur isha president. Se më ra përtokë aty, pyete zonjë Zhulali në Gjermani, mu lutën gjermanët, edhe me porosi të Merkel, aman shtyji që të fusim Shqipërinë në tetor, edhe datën e caktoi Lul Basha, jo unë.
Ndërsa Rama nuk dontë t’ia dinte. Por Basha nuk e regjistroi Partinë Demokratike në zgjedhje, edhe pse datën e caktoi vetë, për dekretin që bëra unë. Që hyra në luftë me gjithë dynjanë dhe mafian botërore që donte t’ia linte pushtetin Edi Ramës.
Basha është kryemashtruesi i Shqipërisë dhe mban vulën për llogari të Edi Ramës dhe tani ka një përpjekje për të marrë Partinë e Lirisë, por nuk kam për t'ia lejuar," tha Meta.