Hapësire reklamuese

Politikë

Meta në Turqi, takohet me liderin e opozitës: Të vendosur për të forcuar marrëdhëniet mes vendeve

Shkruar nga Newsbomb
Meta në Turqi, takohet me liderin e opozitës: Të vendosur
 

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndodhet ditën e sotme për një vizitë zyrtare Ankara,  në Turqi.

Gjatë vizitës Meta është takuar me Liderin e Partisë "Deva", Ali Babaxhan në selinë e kësaj partie.

Meta shkruan se kanë shprehur vendosmërinë për forcimin e marrëdhënieve midis të vendeve por edhe midis dy partive.

Ai ndër të tjera shkruan se Turqia ka nevojë për një personalitet të tillë me vizion për demokracinë dhe ekonominë.

“Kënaqësi të pritesha sot nga Lideri i Partisë "Deva", z.Ali Babaxhan në selinë e kësaj partie. Së bashku shprehëm vendosmërinë për forcimin e marrëdhënieve midis vendeve tona, por edhe midis dy partive.

E urova z.Babaxhan për fitoren e zgjedhjeve vendore  nga opozita dhe vlerësova vizionin e tij për fuqizimin e demokracisë dhe vlerave europiane. Turqia ka nevojë për një personalitet të tillë me vizion për demokracinë dhe ekonominë”, shkruan Meta ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese