Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Meta: Monika Kryemadhi është e mirëpritur të kandidojë për Presidente të Partisë së Lirisë, po fitoi do e uroj

Shkruar nga Newsbomb
Meta: Monika Kryemadhi është e mirëpritur të kandidojë
Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zbuluar strukturën e forcës politike që ai drejton pas Konventës së 27 Prillit.

Në një konferencë për shtyp, Meta tha se Partia e Lirisë nuk do të ketë më një kryetar, por president, post për të cilin do të kandidojë edhe vetë.

I pyetur në vijim nga gazetarët e pranishëm nëse do të lejojë që bashkëshortja e tij, deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi të kandidojë për postin e zv.presidentes, ai tha se është e mirëpritur.

“Statusi nuk bëhet vetëm për një njeri dhe bëhet për 30 vite. ZonjaKryemadhi, jo vetëm ajo por të gjitha rastet, nëse duan të kandiojë për zv. presidente është e mirëpritur, nëse do të kandidojë për pozicione të tjera është e mirëpritur pasi Konventa të zgjidhë problemet. Pra, që të jemi të qartë do të bëhet çdo gjë në mënyrën më demokratike. Bëhet për të zgjidhur problemet dhe pse e bëjmë këtë gjë, sepse duam ti themi të gjithë shqiptarëve ne do çrrënjosim nepotizmin nga administrata.

Dshiron të kandidojë për presidente është e mirëpritur dhe nëse ajo është zgjidhja do e urojmë”, tha Meta.

Ndër të tjera, ish-presidenti tha se kandidatja për postin e zv. presidentit do të jetë Erisa Xhixho. Ndërsa, Tedi Blushi do të mbajë postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë.

“PL nuk mund të vazhdojë me këtë lidership kakofonik, pra me shumë nënkryetarë, ku përgjegjësitë nuk mbahen në mënyrë të qartë. Nuk mund të vazhdojë me një kryesi që nuk është efektive dhe  e angazhuar. Na duhet një kryesi ekzekutive që merr vendime, që reagon shpejt.  Nuk do ketë më kryetar, por do ketë President që do jetë lideri i partisë. Unë sigurisht që do kanddoj për president në Konventë.

Ftoj kolegët që të kandidojë për këtë funksion apo detyrë te re. Do ketë një zv.president, as 4 as 5. Do jetë zv.presidente, e vetmja kandidate e kandidatit për president është Erisa Xhixho. Partia do ketë një president dhe një kandidate, Erisa Xhixhon. I vetmi aknddiat për sekretarin e Përgjithshëm është, Tedi Blushi”, tha Meta.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese