Hapësire reklamuese

Politikë

Meta: Mirënjohës Emirateve të Bashkuara Arabe për ndihmën e ofruar gjatë krizës humanitare në Kosovë

Shkruar nga Newsbomb
Meta: Mirënjohës Emirateve të Bashkuara Arabe për
Foto e shpërndarë nga kreu i PL-së, Ilir Meta

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka falenderuar Emiratet e Bashkuara Arabe për ndihmën e ofruar para 25 viteve, gjatë krizës humanitare në Kosovë, kur ajo ishte nën pushtimin e forcave shoviniste serbe.

Sipas Metës, Emiratet ndërtuan kampin më të madh dhe të standarteve më të larta në Kukës, duke dhënë një ndihmë shumë të vyer vëllazërore për popullin e Kosovës.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Facebook Meta ka ndarë edhe disa foto me Presidentin e asaj kohe të Emiratave, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan në Kukës, vend ku u ul avioni i parë për të inaguruar aerodromin e këtij vendi, i cili falë investimeve të tyre u shëndërrua në aeroportin më modern të kohës shprehet Meta.

Gjithashtu, kreu i PL-së, Meta shton se marrëdhëniet midis dy vendeve meritojnë që të fuqizohen në të gjitha fushat në interes të popujve tanë për t’i shërbyer një të ardhmeje të ndritur.

Kosova u çlirua 25 vjet më parë falë luftës së UÇK dhe ndërhyrjes së NATO.  Të mos harrojmë se një partner i jashtëzakonshëm për përballimin e krizës humanitare ishin Emiratet e Bashkuara Arabe, që ndërtuan kampin më të madh dhe të standardeve më të larta në Kukës dhe dhanë një ndihmë të vyer vëllazërore për popullin e Kosovës.

Kënaqësi të ndaj këtë foto me ju që fikson Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Madhërinë e Tij, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan në Kukës, pikërisht pasi ka ulur personalisht avionin e parë për inagurimin e aerodromit të Kukësit, që më pas falë investimit të tyre u shndërrua në një aeroport modern.

Mirënjohje Emirateve të Bashkuara Arabe, marrëdhëniet me të cilat kanë një të ardhme të ndritur dhe meritojnë të fuqizohen në të gjitha fushat, në interes të dy vendeve dhe popujve tanë”,- shkruan Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në rrjetin social, Facebook.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese