Dhjetëra protestues janë mbledhur përpara Gjykatës së Posaçme pjesë e tubimit të lajmëruar nga Partia e Lirisë për të kundërshtuar burgosjen politike, siç e kanë cilësuar vetë ata, të liderit të tyre Ilir Meta.
Me pankrata në duar, mesazhet e kësaj proteste bëjnë thirrje për ndalim të burgosjeve politike ndërsa një zëri brohorasin “Me ty Ilir Meta” dhe “Rama ik”. Në ballë të këtij tubimi janë rreshtuar zv.presidentja e PL, Erisa Xhixho, sekretari i Përgjithshëm, Tedi Blushi si dhe avokati i Metës, Genc Gjokutaj.
Blushi është duke lexuar mesazhin që presidenti i tyre ka dërguar nga qelia teksa shkruhet se SPAK funskionon si një strehë e qeverisë së inkriminuar. Ndër të tjera ai thotë se ky institucion ka vrarë drejtësinë tek shqiptarët, mbron krimin dhe persekuton opozitën.
“Jemi këtu për një mision kombëtar për një drejtësi të pavarur. SPAK është bunkeri i fundit i qeverisë së Ramës. Është vrarë besimi tek drejtësia. Sot kemi në pushtet një narko-qeveri, më të korruptuarën e Europës. Kjo drejtësi mbylli dosjen e Dibrës, Elbasanit. Rama ka blerë dhe ka grabitur zgjedhjet. SPAK është kthyer në oksigjen për Rilindjen.
SPAK mbyll sytë përpara kullave të drogës dhe korrupsionit shtetëror, të lidhur me afera ndërkombëtare, si ajo McGonigal. SPAK është mbrojtësi i tradhtisë kombëtare, me mosveprimet e tij, përballë denoncimeve shokuese. Me inceneratorin e Tiranës është vjedhur pa maska. Opozita po persekutohet politikisht, përmes hetimeve të montuara”, tha Blushi.
Ish-bashkëshortja e Metës, Monika Kryemadhi e cila po hetohet në një dosje me presidentin e PL, nuk është pjesëmarrje në këtë protestë. Gjithashtu dhe pjesëtarët e Partisë Demokratike kanë deklaruar se nuk do të jenë pjesëmarrës në këtë tubim.