Ilir Meta nuk nuk po bën hapa pas, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme për vetëpërmbajtje nga faktorë të rëndësishëm ndërkombëtar dhe jo vetëm.
Madje gjatë fjalës që po mban në mbledhjen e komitetit drejtues të PL-së, Ilir Meta ka sulmuar sërish Prokurorinë e Posaçme dhe Altin Dumanin. Ish-presidenti e sfidon që t'ia sekuestrojë gjithë pasuritë që ka, por thotë me bindje të plotë se partinë e tij nuk ka për t'ia marrë dot askush.
“Për SPAK tarallakun se mos i ka ngelur hatri njeriu kam këtë mesazh. Ilir Meta është këtu e do jetë gjithmonë këtu. Edhe në ‘92 kur e thërrisnin çdo javë për të ikur për tu larguar jashtë vendit që të mos arrestohej përgjigja ishte pse prisni një javë ju ja ku më keni. Bëjeni punën dhe madhëria ju falenderon. Më thirri mua një prokuror më erdhi fletëthirrja. Edhe e kishte lënë derën hapur ai Lona. Edhe tha sekretarja hyni. Ai si figurë e madhe pas ishte dritarja edhe bënte sikur nuk kuptonte me poza ke parasysh ti, prokuror i jashtëzakonshëm...
Florinjtë e Ilir Metës, e ka thënë Tedi. Ku janë Tedi florinjtë? Shtëpi vila, le ti sekuestrojnë të gjitha. Do vë një krevat te shtëpia e nënë lirisë. Ose te Partia e Lirisë. Por PL ta harrojë SPAK-u torallaku. Se i bëhet ajo që bëhet shembull në të gjithë botën. Italia kishte Antonio Di Pietron. E dini ça ishte Di Pietro, hajdutë tenderash... Siç i përdorte Nano disa hajde ti biem Metës... Ne jemi për reformën në drejtësi që arreston Edi Ramën. Atë e ka paralajmëruar drejtori i prokurimeve”, tha me tone të larta Meta.