Hapësire reklamuese

Politikë

Meta krah PD në protestën e 11 korrikut: Mbështesim çdo tubim kundër narkoshtetit

Shkruar nga Newsbomb
Meta krah PD në protestën e 11 korrikut: Mbështesim çdo
Ilir Meta nga Fieri

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta duket se do të jetë i pranishëm në protestën e Partisë Demokratike që do zhvillohet më 11 korrik.

Në një deklaratë për media nga Fieri, Meta është shprehur se mbështet çdo protestë kundër “narkoshtetit”, duke lënë të kuptohet se do jetë pjesë e kësaj proteste.

"Partia e Lirisë mbështet çdo protestë kundër këtij narkoshteti që ka varfëruar vendin dhe ka shkatërruar shtresën e mesme”, tha Meta.

Ilir Meta ndodhet ditën e sotme në Fier, ku zhvilloi një takim me strukturat drejtuese të Partisë së Lirisë në këtë qark.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese