Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Meta jep porositë e fundit para Konventës: Mësuam nga gabimet, nesër hidhen themelet për një forcë të re politike

Shkruar nga Newsbomb
Meta jep porositë e fundit para Konventës: Mësuam nga gabimet,
Kreu i PL, Ilir Meta

Ilir Meta ka zhvilluar sot mbledhjen me Kryesinë e Partisë së Lirisë në prag të Konvenstës së 27 prillit. Konventa e Partisë së Lirisë do mbahet nesër në orën 10:00 në Pallatin e Kongreseve.

Meta në daljet e fundit në konferencë dhe daljet televizive ka paralajmëruar ndryshime rrënjësore në parti.

Ndërsa në konferencën e sotme, që ndryshe nga herët e tjera ishte e shkurtër dhe precize duke lënë porositë e funsit para Konventës ku sipas tij do hidhen themelet për një forcë të re politike.”

“Edhe pak orë edhe padurimi rritet nga delegatët nga të ftuarit por edhe nga opinioni publik për këtë konventë e cila do të jetë historike, sepse do të vendos themele të reja të Partisë së Lirisë, në mënyrë që ajo ta meritojë plotësisht këtë emër kuptimplotë dhe njëkohësisht ta vërë këtë forcë politike në shërbim të gjithë shqiptarëve.

Atëherë edhe një herë tjetër, dua t’i kujtoj të gjithë delegatëve se Konventa fillon në orën 10:00. Njëkohësisht dua tu kujtoj të gjithë të ftuarve që të jenë më përpara në mënyrë që Konventa të filloj në orën 10:00 për arsye se duhet të tregojmë përgjegjshmëri, korrektësi edhe me opinionin publik edhe me mediat, por edhe me qindra mijëra shqiptarë që do të na ndjekin jo vetëm në Shqipëri, por edhe kudo në botë edhe me dhjetra mijëra të huaj, miq dashamirës përkrahës tanë të cilët do të na ndjekin kudo përmes të gjitha mjeteve të komunikimit përfshirë edhe Tëitter.

Kështu që është një ngjarje e rëndësishme jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin tonë. Nesër hidhen themelet për një forcë të re politike që ka mësuar nga gabimet e 20 viteve të saj të deritanishme. Njëkohësisht merren vendimet për 5 prioritetet, për zbatimin e tyre dhe realizimin e objektivit madhor për 4 milionë shqiptar plus. Mirupafshim do të kemi lajme komunikimi të tjera. Puna vazhdon! Punohet edhe nata tashmë është ditë për Partinë e Lirisë. Edhe të gjithë si Tedi Blushi. Faleminderit Tedi Blushi. Ashtu bëhet opozita.

Ndërsa dje, Partia e Lirisë miratoi emrat e anëtarëve për Kryesinë e Konventës që do të mbahet të shtunën, 27 prill.

Listën e kryeson, Edmond Haxhinasto, i cili është edhe Kryetar i Komitetit Drejtues Kombëtar, më pas vjen Ilir Meta, kryetar i PL më pas me radhë zv. kryetari Agim Nesho dhe dy nënkryetarët.

LISTA E PLOTË:

1. Edmond Haxhinasto (Kryetar i Komitetit Drejtues Kombëtar)

2. Ilir Meta (Kryetar i Partisë së Lirsë)

3. Agim Nesho (ZëvendësKryetar i Partisë së Lirisë)

4. Erisa Xhixho (Nënkryetare dhe deputete)

5. Petrit Vasili (Nënkryetar dhe deputet)

6. Silva Caka (Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun)

7. Esmeralda Demiraj (Kryetare e LGI)8. Petraq Milo (Sekretar për Çështjet Ekonomike)

9. Anisa Ibraj (Anëtare Kryesie, LRI)

10. Myrvete Asqeri (Kandidate për Zv/Presidente të Partisë së Lirisë)

11. Floida Kërpaçi (Nënkryetare, Anëtare Këshilli Bashkiak, Tiranë)

12. Faik Basha (Kandidat për President të Partisë së Lirisë

13. Erisilda Hoxha (Kryetarja e PL, Kuçovë)

14. Fatjona Selimaj (Kryetarja e PL, Fushë-Arrëz)

15. Brunilda Haxhiu (Sekretare për Familjen dhe kundër Shpopullimit)

16. Ines Shehu (Sekretare për Fuqizimin e Gruas)

17. Anxhela Shenaj (Anëtare Këshilli Bashkiak, Vlorë)

18. Dea Nako (Studente, anëtare e PL, Korçë

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese