Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Meta "i tërheq veshin" Monikës për fjalorin: Bie në kundërshtim me Kodin e Etikës

Shkruar nga Newsbomb

Meta "i tërheq veshin" Monikës për fjalorin: Bie

Pas fjalimit të Monika Kryemadhit, Meta "ï ka tërhequr veshin" bashkëshortes së tij për fjalorin e ashpër. 

Shumë prej jush thirren dhe iu thonë distancohuni nga Monika Kryemadhi se do të shkojë në burg, nuk më rruhet fare as për burgun dhe as për SPAK-un. Sa kam parë kumbulla dhe fara luledielli në jetën time në këto 30 vjet, si puna e tyre do hyjnë dhe do dalin sa të duash. Halli im nuk është halli juaj, halli juaj është halli im”, tha Monika. 

Më pas, kreu i PL, i ka kërkuar të jetë e kujdesshme me fjalët që thotë. Po ashtu, ky i fundit ka hapur google duke i cituar se se partitë politike nuk mund të jenë biznes familjar.

Bie në kundërshtim me kodin e etikës. Tani mendoj se është mbledhje e rëndësishme, ka shqetësim për rendin e ditës, por po jepet 10 ditë para. Ne mund të mblidhemi edhe në 4 të mëngjesit. Shikoj një mos kuptim të qartë çështje nepoitizmi. Më duhet t’i ndihmoj ata që s’janë të qartë.

Partitë politike nuk duhen bërë instrumenta biznesi për familje të caktuara, përfshirë familjen e Ilir Metës dhe familjet e tjera. Ka 100 anëtarë LRI, sot nuk janë as 40. Ka më shumë këshilltarë se anëtarë, kjo është si pasojë e nepotizmit. Kemi një bashkëpunim të shkëlqyer me institutin amerikan. Kemi një model shumë të qartë. Për herë të parë Ilir Meta që e beri ministër e mori në telefon i thatë falënderoj që ke qenë në mbledhje te komitetit, edhe nesër dua të jesh prezente. Kishte një përpjekje për të sabotuar forumin.

Nepotizmi e bëri atë që kur të më dali përpara të skuqet. A mundet një njeri që si kish vajt mendja kurrë që do bëhej ministër, mos të kthente një përgjigje dhe të shpikte një gënjeshtër. Ja nepotizmi. Ka përzënë gjysmën e atyre që votuan në 2017. Ai nuk ishte vendim, ishte krim djegia e mandateve. Të gjithë kanë përgjegjësi përveç Erisa Xhixhos. Kjo nuk është lojë, Ilir Meta nuk ka bërë lojë me kushtetutën dhe me interesin kombëtar,” tha Meta. 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese