Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Meta "i përvishet" sërish Altin Dumanit: Do t’i bëja kompliment nëse e quaj qen

Shkruar nga Newsbomb
Meta "i përvishet" sërish Altin Dumanit: Do t’i
Ilir Meta dhe Altin Dumani

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një intervistë për mediat, ku nuk i ka kursyer fjalët e rënda kundrejt kreut të SPAK, Altin Dumanit.

Meta pranoi se e ka quajtur “qen” gjatë një përballjeje në gjykatë, por theksoi se ky epitet do të ishte një kompliment për Dumanin, duke shtuar se e vërteta e ngjarjes është manipuluar nga mediat që mbështesin SPAK-un.

Gjatë intervistës për Top Channel, Meta kritikoi ashpër mbështetësit e Dumanit, të cilët ai i përshkroi si qesharakë dhe sipas tij tentojnë të heroizojnë veprimet e një “mercenari hiperkarrierist”.

Pjesë nga intervista:

Gazetarja: Në media është raportuar se në seancën e parë pas arrestimit ju keni pasur një përballje të ashpër me kreun e SPAK Altin Dumani. A është e vërtetë që i jeni drejtuar me etiketimet: “DumDumani qen, etj.”. Çfarë ndodhi në seancën e gjyqit me kreun e SPAK, nëse mund të na jepni versionin tuaj?   

Meta: Edhe këtë e shpikën gazetaret e SPAK-ut. Çdo gjë ka qenë e regjistruar dhe mund t’ia kërkoni gjykatës.

Por kini parasysh që unë i dua shumë qentë sepse ata janë besnikë dhe të dashur. Po kështu edhe macet. Ndaj një kompliment i tillë s’ka dalë nga goja ime për Dumanin.

Gazetarët pro Dumanit janë më qesharakët dhe më të neveritshmit që duan të mbrojnë dhe heroizojnë veprimet banditeske të një mercenari mediokër dhe hiperkarrierist.

SHBA zgjodhi President Donald Trumpin edhe pse ai ka qenë i dënuar nga gjykata e me shumë procese nga drejtësia sorosiane atje. Por ai as u ndalua, as u pengua të garonte dhe fakti që korri një fitore historike edhe të votës popullore është tregues se populli amerikan e konsideroi sjelljen e drejtësisë atje gjueti shtrigash.

Po kështu gjykatat kanë dënuar Sarkozinë, Berluskonin e shumë të tjerë, por ata nuk janë arrestuar.

Por këtu arrestohet Ilir Meta në mënyrë kriminale që të mos kemi vetëm në krye të SPAK-ut një Duman por edhe në krye të Partisë së Lirisë një KryeDumane. Fali o Zot për ëndrrat e tyre!

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese