Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë dorëzuar rekurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimit të Apelit të GJKKO per masat e sigurisë ndaj tyre.
Mësohet se relatori që do të shqyrtojë rekursin e bërë nga ish-çifti i bashkëshortëve, është caktuar gjyqtari Ilir Panda.
Presidenti i PL-së, Ilir Meta bëri rekurs në Gjykatën e Lartë, më 17 Janar, duke kërkuar heqjen e masës së sigurisë “arrest me burg” të caktuar ndaj tij. Kërkesa është depozituar nga përfaqësuesi i tij ligjor, Genc Gjokutaj, i cili u shpreh se nuk ka prova në lidhje me çështjen ÇEZ-DIA dhe lobimin në SHBA.
Ndërkohë, Monika Kryemadhi ka dorëzuar rekurs kundër vendimit te Apelit të GJKKO per masën e sigurisë, më 20 janar. Kryemadhi kërkon shfuqizimin e vendimit për masën detyrim paraqitje.
Ajo po hetohet nga SPAK për tre akuza: pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen e CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA.