Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka planifikuar zhvillimin e një mbledhje të jashtëzakonshme me të vetët. Burime për Top Channel bëjnë me dije se kryeministri do të mbledhë ditën e martë deputetët e Partisë Socialiste si dhe të gjithë ministrat e tij.
Sipas të njëjtave burime mësohet se kjo mbledhje do të mbahet pas pushimit të Pashkëve paraditen e së martës dhe do të transmetohet live.
Kryeministri u ka vendosur “ultimatum” të gjithë deputetëve e ministrave duke i thënë se nuk dëshiron që të mungojë asnjë prej tyre.
Deri më tani nuk dihet ende se për çfarë arsye do të zhvillohet kjo mbledhje e jashtëzakonshme. Por, duke marrë parasysh zhvillimet e fundit politike, aksionin e SPAK e hetimet e hapura ndaj zyrtarëve të tjerë kjo mbledhje nuk është një suprizë!