
Kryesocialisti Edi Rama i ka dërguar këtë mbrëmje një tjetër mesazh socialistëve të cilët i uron për fitoren e PS më 11 Maj ndërsa ka shprehur edhe dashurinë ndaj tyre duke dërguar përqafime.
Kreu i qeverisë, Edi Rama, i cili në zgjedhjet e 11 Majit mori 83 mandate, iu premton socialistëve se së shpejti do të mblidhen të gjithë së bashku për një festë fitoreje.
"Ju përqafoj të gjithëve me premtimin se nuk do rrimë pa u mbledhur edhe Live, jo për ndonjë festë të madhe, po për shijen e një gëzimi të merituar familjar si ky që vetëm ne e dimë se sa kemi punuar e jemi munduar për ta arritur."-u shpreh Rama.
Rama i tha socialistëve se fitorja ishte historike ndërsa i falenderoi të gjithë për eksperiencën në këtë betejë politike të paharrueshme. Kryesocialisti Edi Rama falenderoi në veçanti edhe ata të cilët garuan në listat e hapura.
Ky është mesazhi i dytë i Edi Ramës për socialistët pasi një ditë më parë në grupin e chatit iu kërkoi të tërhiqeshin nga ankimimet për procesin zgjedhor dhe numërimin e votave.