
Zgjedhjet e 11 majit po afrohen dhe tashmë Partia Socialiste ka bërë publike listën me 186 kandidatë që do të garojnë për një vend në parlamentin e ri. Ka qenë kryesia e PS-së me Edi Ramën që ka përzgjedhur ata që do të luftojnë për një karrige në kuvend. Emra të rinj, profesionistë që duan të luftojnë dhe “xhaketat e vjetra” për të siguruar sa më shumë mandate.
Newsbomb.al ka bërë një analizë të detajuar, referuar listave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duke nxjerrë moshën mesatare të gjithë kandidatëve. Kjo analizë tregon një ekuilibër mes brezave, me përfaqësim të fortë si të figurave me përvojë, ashtu edhe emrave të rinj që synojnë të sjellin një frymë të re. 44.6 vjeç është mosha mesatare e 186 kandidatëve që do të provojnë të sigurojnë një karrige në parlament.
Ndërkaq më poshtë, njihuni me moshën mesatare sipas qarqeve. Qarku më i "pjekur" është Gjirokastra me 55 vjeç, ndërsa Lezha dhe Elbasani kanë kandidatët më të rinj mesatarisht. Kjo tregon një tendencë për të ruajtur stabilitetin politik duke përfshirë edhe gjeneratën e re në administratë. Me afrimin e zgjedhjeve, mbetet për t’u parë se si ky kombinim i brezave do të ndikojë në rezultatet elektorale dhe në drejtimin e ardhshëm të bashkive të vendit.
Analiza e Qarqeve
Qarku Berat – Mosha mesatare e kandidatëve në këtë qark është 44,3 vjeç, me një shpërndarje që varion nga 26 deri në 67 vjeç.
Qarku Dibër – Kandidatët në Dibër kanë një moshë mesatare prej 43,7 vjeç, duke përfshirë një nga kandidatët më të rinj, 24-vjeçarin Murat Dani.
Qarku Durrës – Në Durrës, mosha mesatare është 46,8 vjeç, me një përfaqësim të gjerë të figurave me eksperiencë dhe të emrave të rinj.
Qarku Elbasan – Me një mesatare 41,4 vjeç, Elbasani ka një nga grupet më të reja të kandidatëve, ku më i riu është 27 vjeç.
Qarku Fier – Fierakët kanë një mesatare moshe prej 42,3 vjeç, me një balancë të dukshme mes kandidatëve të rinj dhe atyre me eksperiencë të gjatë.
Qarku Gjirokastër – Ky qark ka moshën mesatare më të lartë, 55 vjeç, me një dominim të figurave më me përvojë.
Qarku Korçë – Kandidatët në Korçë kanë një mesatare 43,5 vjeç, duke ruajtur një shpërndarje të ekuilibruar.
Qarku Kukës – Me vetëm katër kandidatë të listuar, mosha mesatare është 48,75 vjeç.
Qarku Lezhë – Lezha ka një nga moshat mesatare më të ulëta, 39,7 vjeç, duke treguar një prirje drejt promovimit të kandidatëve më të rinj.
Qarku Shkodër – Në Shkodër, mosha mesatare është 40 vjeç, me një përfaqësim të barabartë të grupeve të ndryshme të moshave.
Qarku Tiranë – Tirana, si qarku më i madh dhe më i rëndësishëm, ka një mesatare moshe prej 45,7 vjeç, duke përfshirë figura kyçe të politikës shqiptare.
Qarku Vlorë – Në Vlorë, mosha mesatare është 44,75 vjeç, me një përzierje mes kandidatëve të rinj dhe atyre me përvojë të gjatë në administratë.
Mosha e të gjithë kandidatëve sipas qarqeve:
QARKU BERAT
Ervin Demo 43 vjeç
Enriketa Jaho 52 vjeç
Hysen Buzali 40 vjeç
Erdis Hyka 41 vjeç
Ardian Islami 42 vjeç
Hatixhe Konomi 47 vjeç
Fadil Nasufi 67 vjeç
Matea Rexhepi 26 vjeç
Julian Zyla 41 vjeç
Mosha mesatare: 44,3 vjeç
QARKU DIBËR
Blendi Klosi 54 vjeç
Alma Selami 47 vjeç
Murat Dani 24 vjeç
Danjel Gjura 34 vjeç
Valentina Haliti 59 vjeç
Agron Malaj 45 vjeç
Dritan Selishta 43 vjeç
Mosha mesatare: 43,7 vjeç
QARKU DURRËS
Klodiana Spahiu 52 vjeç
Milva Ekonomi 63 vjeç
Loer Kume 43 vjeç
Skënder Pashaj 55 vjeç
Aurora Mara 47 vjeç
Arkend Balla 40 vjeç
Etleva Budini 54 vjeç
Andi Dyrmishi 42 vjeç
Indrit Gjoka 35 vjeç
Gentian Hilla 46 vjeç
Entela Hoxha 42 vjeç
Dorina Laçi 38 vjeç
Erjon Meka 48 vjeç
Ilir Ndraxhi 61 vjeç
Jona Osmani 31 vjeç
Edvin Prençe 47 vjeç
Edmond Rrushi 56 vjeç
Alban Xhelili 53 vjeç
Erjon Xhili 37 vjeç
Mosha mesatare: 46,8 vjeç
QARKU ELBASAN
Arbajn Mazniku 47 vjeç
Bora Muzhaqi 35 vjeç
Ermal Elezi 41 vjeç
Adi Qose 33 vjeç
Evis Kushi 50 vjeç
Shkëlqim Bullari 56 vjeç
Aulona Bylykbashi 40 vjeç
Musa Coha 27 vjeç
Luan Duzhe 59 vjeç
Geldon Fejzo 41 vjeç
Agron Gaxho 55 vjeç
Saimir Hasalla 38 vjeç
Olsi Komici 49 vjeç
Arlind Kullolli 30 vjeç
Ervina Meta 35 vjeç
Sara Mile 30 vjeç
Florenc Spaho 41 vjeç
Dasantila Tahiraj 54 vjeç
Ela Tocka 37 vjeç
Mosha mesatare: 41,4 vjeçe
QARKU FIER
Belinda Balluku 52 vjeç
Petrit Malaj 47 vjeç
Kiduina Zaka 32 vjeç
Erjo Mile 32 vjeç
Ana Nako 43 vjeç
Antoneta Dhima 55 vjeç
Asfloral Haxhiu 36 vjeç
Avdis Snalla 59 vjeç
Ceno Klosi 46 vjeç
Dhimitër Kruti 29 vjeç
Elton Korreshi 35 vjeç
Gerta Dhima 33 vjeç
Ilirjan Musko 51 vjeç
Klevis Jahaj 38 vjeç
Maldrita Bardho 41 vjeç
Mariglen Hoxha 30 vjeç
Nusdret Avdulla 63 vjeç
Përparim Arapi 55 vjeç
Ramion Kurti 37 vjeç
Zairan Gjika 48 vjeç
Zeigjine Çaushi 27 vjeç
Mosha mesatare: 42,3 vjeç
QARKU GJIROKASTËR
Mirela Kumbaro 59 vjeç
Pirro Dhima 44 vjeç
Anila Dhimitri 55 vjeç
Shyqyri Hysa 64 vjeç
Tërmet Peçi 53 vjeç
Mosha mesatare: 55 vjeç
QARKU KORÇË
Niko Peleshi 55 vjeç
Romina Kuko 41 vjeç
Genti Lakollari 43 vjeç
Bledi Como 43 vjeç
Gëzim Gora 37 vjeç
Arian Jaupllari 65 vjeç
Alfons Olldashi 27 vjeç
Ilirian Pendavinji 54 vjeç
Eridion Rustemi 38 vjeç
Vinjola Rota 38 vjeç
Besa Spaho 38 vjeç
Vasil Sterjoski 43 vjeç
Enslemvera Zake 44 vjeç
Mosha mesatare: 43,5 vjeç
QARKU KUKËS
Eduart Shalsi 57 vjeç
Ali Hallaçi 47 vjeç
Aristogena Poga 35 vjeç
Alban Zenli 56 vjeç
Mosha mesatare: 48,75 vjeç
QARKU LEZHË
Ulsi Manja 52 vjeç
Ermal Kacaj 39 vjeç
Aurora Gjeloshi 38 vjeç
ANdoni Gjoni 26 vjeç
Admir Kadeli 36 vjeç
Erion Markaj 44 vjeç
Klotilda Ndreca 31 vjeç
Marjeta Neli 51 vjeç
Pranvera Skana 41 vjeç
Mosha mestare: 39,7 vjeç
QARKU SHKODËR
Marjan Koceku 25 vjeç
Oneid Beleri 44 vjeç
Xhenis Cela 29 vjeç
Bujar Rexha 54 vjeç
Edona Bilali 36 vjeç
Enertil Canaj 37 vjeç
Ervin Doda 46 vjeç
Holta Duda 41 vjeç
Frrok Gjini 65 vjeç
Besmir Lesha 39 vjeç
Vera Ndreca 59 vjeç
Kejsi Spahia 27 vjeç
Shkëlqim Sterkaj 45 vjeç
Adnan Shullani 54 vjeç
Mosha mesatare: 40 vjeç
QARKU TIRANË
Edi Rama 61 vjeç
Ogerta Manastirliu 47 vjeç
Elisa Spiropali 42 vjeçe
Lindita Nikolla 60 vjeçe
Taulant Balla 48 vjeç
Adea Pirdeni 42 vjeç
Albana Koçiu 48 vjeç
Igli Hasani 49 vjeç
Delina Ibrahimaj 42 vjeç
Ilva Gjuzi 33 vjeç
Iris Luarasi 52 vjeç
Erion Malaj 37 vjeç
Erion Braçe 53 vjeç
Anila Denaj 52 vjeç
Blendi Gonxhe 55 vjeç
Etilda Gjonaj 44 vjeç
Ervin Hoxha 47 vjeç
Pandeli Majko 58 vjeç
Olta Xhaçka 46 vjeç
Fatmir Xhafaj 66 vjeç
Klotilda Bushka 46 vjeç
Toni Gogu 53 vjeç
Blerina Gjylameti 45 vjeç
Xhemal Qefalia 62 vjeç
Plarent Ndreca 48 vjeç
Arben Pëllumbi 60 vjeç
Mimi Kodheli 61 vjeç
Etjen Xhafaj 43 vjeç
Ornaldo Rakipi 31 vjeç
Ermonela Felaj 49 vjeç
Andi Seferi 54 vjeç
Blendi Sulaj 33 vjeç
Ylli Shehu 44 vjeç
Entela Ramosaçaj 53 vjeç
Sofika Lleshi 27 vjeç
Roy Bashaj 25 vjeç
Edlira Dyrmishaj 41 vjeç
Halit Valteri 34 vjeç
Florian Pullazi 46 vjeç
Silda Çepaj 49 vjeç
Glindxhet Madhi 28 vjeç
Persida Shkrepa 38 vjeç
Antonela Dedej 33 vjeç
Endrit Brahimllari 37 vjeç
Halit Koloshi 60 vjeç
Mirgit Vata 40 vjeç
Eldi Çepeli 40 vjeç
Julinda Dhame 49 vjeç
Kejsi Elezi 20 vjeç
Mosha mesatare: 45,7 vjeç
QARKU VLORË
Bledar Çuçi 55 vjeç
Zamira Sina 43 vjeç
Erjona Ismaili 35 vjeç
Pirro Vëngu 39 vjeç
Evis Allushi 44 vjeç
Ardit Bido 38 vjeç
Briseilda Çakërri 33 vjeç
Damian Gjiknuri 53 vjeç
Endri Hyseni 38 vjeç
Ina Majko 33 vjeç
Brunilda Mersini 56 vjeç
Gjergji Mërkuri 54 vjeç
Vasil Llajo 69 vjeç
Vullnet Sinaj 60 vjeç
Mjaftesa Sulaj 28 vjeç
Klevis Kaso 38 vjeç
Mosha mesatare: 44,75 vjeç
MOSHA MESATARE TOTALE 44.6 vjeç
©Newsbomb.al/