Hapësire reklamuese


Politikë

“Merrni përsipër burgun”, Lapaj: Ja mesazhi që deputetët u japin zyrtarëve përmes amnistisë

Shkruar nga Newsbomb
“Merrni përsipër burgun”, Lapaj: Ja mesazhi që
Adriatik Lapaj

Drejtuesi i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka komentuar amnistinë penale e cila u votua të enjten në Kuvend.

Në një intervistë për Euronews, Lapaj, tha se deputetët e mazhorancës dhe opozitës u bënë bashkë për të zhbërë punën dy-vjeçare të sistemit të ri të drejtësisë

Sipas Lapajt kjo amnisti ka si qëllim inkurajimin e vartësve në institucione të ndryshme për të firmosur kërkesat abuzive të shefave të tyre, duke i premtuar uljen e dënimit përmes parlamentit.

“Mesazhi që jep është ky, këta shefat e politikës që marrin vendime në parlament u thonë vartësve të tyre që “nuk ka problem të firmosni nëpër komisione tenderash, nuk ka problem të bëheni mish për top për ne, pasi ne shefat tuaj, mblidhemi një ditë në parlament dhe i zhbëjmë ato vendimet e gjykatave edhe ua ulim dënimin”. U thonë “riskoni, merreni përsipër dhe burgun se ne e kemi në duar e zhbëjmë.

Ky është mesazhi i parë që jepet me amnistinë. Mesazhi i dytë që jepet është një dekurajim që u bëhet institucioneve të reja të  drejtësisë, sepse në momentin që institucionet e drejtësisë, me ato mangësitë e veta, çojën përpara drejtësisë 5 veta dhe ti mblidhesh si parlament dhe u ul dënimin, ti u thua atyre prokurorëve “kot lodheni se e kemi ne në dorë, e bëjmë ligjin si të duam”. Dhe momenti i tretë është tallja me paratë e qytetarëve shqiptarë. Ata prokurorët e SPAK-ut paguhen si frëngu pulën dhe ata gjyqtarë të GJKKO nga populli më i varfër i Evropës, paguhen si frëngu pulën, dhe këta një investim miliona euro e hedhin dëm. Hedhin dëm punën 2-vjeçre të një strukture të tërë”, tha Lapaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese