Më 20 dhjetor të këtij viti, u raportua se Dallëndyshe Bici ishte larguar nga posti i drejtoreshës së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, vetëm 6 muaj pas emërimit të saj më 31 korrik të këtij viti me vendim qeverie.
Sidoqoftë, mungesa e një vendimi të publikuar në Fletoren Zyrtare apo ndonjë VKM që konfirmon këtë ndryshim ka ngjallur dyshime mbi vërtetësinë.
Një tjetër element që shton konfuzionin është fakti se qeveria ka zhvilluar një mbledhje një ditë më parë, por nuk ka dalë asnjë vendim publik që lidhet me këtë çështje. Situata ka lënë hapësirë për spekulime, ndërkohë që qeveria nuk "denjon" të bëjë asnjë reagim zyrtar për të mohuar apo konfirmuar këtë lajm.
E teksa mediat duket se pa asnjë VKM publikuan lajmin, Bici vijon të kryejë detyrën e saj në krye të IKMT-së.