Kryeministri Edi Rama në përfundim të takimit i ka dërguar dhe një mesazh kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis.
Me disa vargje të Naim Frashërit, Rama tha se është koha të hapet një faqe e re për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë.
“Në emrin tuaj dua ti lë një pusullë mikut tim të zgjedhur nga populli i këtij vendi, Mitsotakis. I dashur Kyriakos në vitin 1886 poeti ynë Naim Farshëri shkruaji në greqisht vjershën e tij, “Dëshira e vërtetë e shqiptarëve”, duam me të gjithë fqinj sllavë dhe grekë të jetojmë në harmoni, me rend dhe paqe, le të mos bëhemi armiq e të mos zihemi mjaftojnë tiranitë që kemi kaluar, është koha e miqësisë dhe lirisë.
Shumë të fala nga unë dhe shqiptarët e Greqisë, rroftë Shqipëria, rroftë europa demokratike. Zoti i bekoftë shqiptarët dhe vëllezërit e tyre grekë dhe haptë një faqe të re vëllazërie, rendi europaian dhe paqeje me prosperitet mes Greqisë dhe Shqipërisë”, tha Rama.