Hapësire reklamuese


Politikë

Më pak se 1 vit nga zgjedhjet e 2025, qeveria rrit pagat e punonjësve të bashkive

Shkruar nga Newsbomb
Më pak se 1 vit nga zgjedhjet e 2025, qeveria rrit pagat e punonjësve
Arbjan Mazniku

Arbjan Mazniku, ministri për Pushtetin Vendor ka bërë me dije se do të pagat e pushtetit vendor do të unifikohen në të gjitha bashkitë e vendit dhe se me skemën e ndryshuar do të këtë rritje të pagave.  

Mirëpo, kjo rritje për punonjësit e bashkisë po ndodh kur më pak se një vit na ndan nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Sakaq, vetë opozita e ka vënë prej kohësh në pah, duke akuzuar mazhorancën se po përdor administratën për të mbedhur vota. 

“Sot konkluduam një proces të rëndësishëm, i cili nisi që vitin që shkoi që ka të bëjë me pagat e pushtetit vendor. Është një reformë që merret me ristrukturimin e bashkive dhe stafeve të tyre në tre grupime të mëdhaja. E para një grupim që merret me planifikimin dhe monitorimin e politikave, një grupim që merret me funksionet që bashkia i kryen vetë dhe një grupim që bën ato funksione që bashkitë zgjedhin ti bëjnë vetë apo ti kontraktojnë.

Riklasifikuam nivelet e pagave, duke ndryshuar skemën. Nga një skemë e cila i ndante bashkitë në 5 grupime dhe në varësi të madhësisë së bashkive kishte edhe nivele të ndryshme pagash, në nivele pagash të unifikuar të të gjitha bashkive, pavarësisht madhësisë, duke dhënë mundësinë që një jurist, një arkitekt, ekonomistë etj merr një pagë të ngjashme në të gjitha bashkitë.

Elementi tjetër është rritja e pagave të të gjitha bashkive dhe rritja e minimume dhe maksimumeve të reja për të gjitha bashkitë në nivele të unifikuara”, u shpreh Mazniku.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese