Debate ka pasur me Damian Gjiknurit dhe deputetit të PD, Oerd Bylykbashi në lidhje me votën e diasporës.
Gjiknuri është shprehur se duhet kohë për çështjen e mekanizmit të regjistrimit të votuesve, teksa Bylykbashi u shpreh se shqiptarët duhet të lejohen që të votojnë duke thënë se rreth 4 milion shqiptarë jetojnë jashtë vendit.
Pjesë nga diskutimi në “Top Story”
Gjiknuri: Më lër mor burr të flas, mos bëjmë cic mice , diaspora mund të botojë me këtë kuadër ligjor me disa ndryshime, në disa parime i kemi vendosur, do të llogaritet në vendbanimin e fundit, nëse një durrsak jeton në Milano do llogaritet në qarkun e Durrësit, çështja është mekanizimi i regjistrimit të votuesve, do shkojmë siç e kanë vendet e tjera në distancë
Bylykbashi: Juve për një gjë të vogël bënit nami i zi. Të drejtën, lejimin e personave që jetojnë jashtë Shqipërisë…ne nuk kemi diasporën siç e kanë italianët në Argjentinë para 100 vitesh, janë 4 milionë e 600 mijë shqiptarë që janë në gjendje civile që jetojnë jashtë vendit.