Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Me hyrjen në BE do marrim 1 miliard euro fonde çdo vit” Rama në rubrikën Sy m’sy: Do jemi të barabarët me Europën

Shkruar nga Newsbomb
“Me hyrjen në BE do marrim 1 miliard euro fonde çdo vit”
Kryeministri, Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në komunikim me qytetarët në rubrikën “Sy m’Sy” këtë të martë si çdo ditë në dy muajt e fundit vendosi theksi tek integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian ku u shpreh se është çështje ekzistenciale.

Sipas Ramës, në zgjedhjet e 11 Majit, populli shqiptar duhet t’i shfrytëzojë me mençuri pasi është një votë gjeopolitike.

Ai gjtihashtu rikujtoi se me hyrjen në BE, vendi do të marrë 1 miliard euro fonde në vit.

Në 10 vitet e fundit kemi marrë afro, diçka më shumë se 1 miliard euro. Çfarë kemi marrë në këto vite, do e marrim vit për vit. Krijimi i vetëdijes që më 11 maj, duhet të jemi përtej ndasive partiake, është një domosdoshmëri, duhet ta krijojmë këtë vetëdije së bashku.

PS është vendi për të hedhur votën, jo për t’u bërë të gjithë socialistë, por për të mbështetur fuqimisht negociatat. PS sot gjendet në vendin e duhur dhe në kohë e duhur, si pika e referimit. Siç gjendej PD në kohën e duhur, në vendin e duhur, në 1991-1992.

 E njëjta gjë, në dimension tjetër, duhet të ndodhë më 11 maj. Duhet masivisht të konfirmohet ndarja përfundimtare, me historinë e të lënit pas dore, popull i dorës së dytë në këtë kontinent”, - thotë Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese