
Gjatë ceremonisë për 105-vjetorin e shpalljes së Tiranës kryeqytet, kryeministri Edi Rama ka ndarë një histori të pa treguar më parë, që në kohë të komunizimit.
Ai tregoi se është marrë në pyetje nga policia dhe i kanë ushtruar presion për “tradhtinë” ndaj babasë së tij.
“Në procesin e deritanishëm unë jam dëshmitar. A e dini këtë? Jam dëshmitar për intimidim të personave. Janë intiminduar njerëz që më kanë bërë të mendoj për kohën kur jam marrë nga policia, para rënies së regjimit, jam futur në makinën e policisë në një repart dhe aty më është folur për turpin që duhet të ndjeja që po tradhtoja babain. Një njeriu në atë hetim i është përmendur i ati që është punonjës në shtet duke i thënë “Ta ndërosh babanë”. Ku jemi këtu??” tregoi Edi Rama.