Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Me ftesë të homologut shqiptar, presidentja e Sllovenisë viziton nesër Shqipërinë (AXHENDA)

Shkruar nga Newsbomb
Me ftesë të homologut shqiptar, presidentja e Sllovenisë viziton
Bajram Begaj dhe homologia e tij e Sllovenise

Presidenti Bajram Begaj do të presë të enjten homologen e tij të Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, e cila me ftesën e tij zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Sipas axhendës së publikuar mësohet se në orën 10:00 do të zhvillohet ceremonia zyrtare e mirëseardhjes e cila pasohet nga një takim kokë më kokë dhe më pas me takimin e zgjeruar mes delegacioneve të dy shteteve.

Ndërkohë, pas takimit dy presidentët do të mbajnë një konferencë të përbashkët shtypi të parashikuar në orën 11:20.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Presidentja e Sllovenisë dhe delegacioni që e shoqëron pritet të vizitojnë disa pika tërheqëse turistike të vendit.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese